Rrjeti Akademik Shqiptar
Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve dhe Rrjeti Telematik

GÉANT

Rrjeti Akademik Shqiptar tashmë është anëtar me të drejta të plota në rrjetin mbarëeuropian GÉANT. Për më tepër informacion lidhur me GÉANT dhe punën që zhvillon vizitoni linkun.

U-ALBANIA

Rrjeti Akademik Shqiptar mundëson portalin e klasifikimit U-Albania. Për të aksesuar portalin, klikoni (këtu)

Rrjeti

Rjeti Akademik Shqiptar ka si synim të funksionojë si NREN (National Research and Education Network) duke ofruar shërbime moderne për universitetet dhe qendrat kërkimore shqiptare. Që prej vitit 2012, Rrjeti Akademik Shqiptar është anëtar i RIPE NCC, i cili është institucioni përkatës i lëshimit të adresave IP për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore (pjesërisht). Së shpejti RASH-i do të lidhet me rrjetin GEANT i cili ndërlidh të gjitha rrjetet NREN të kontinentit Evropian. (më shumë)

U-GOV

Projekti U-GOV lindi nga nevoja për të reduktuar kompleksitetin e sistemeve të informacionit për qeverisjen dhe organizimin universitar, duke thjeshtuar infrastrukturat teknologjike dhe aplikative dhe duke trajtuar proceset administrative. Me këtë projekt Cineca Consortium (Itali) vë në lëvizje në vitin 2005 një sistem të ri të integruar informacioni për universitetet, U-gov, i cili kombinon në një arkitekturë të vetme aplikacionet kryesore administrative për universitetet: të Mësuarit dhe Studenti, Research, Burimet Njerëzore, Kontabiliteti, Planifikimi dhe Kontrolli. (më shumë)

LAJME

RASH dhe NaMeXpo organizojnë “Forumin e Parë të Organizimit të Rrjetit Shqiptar (ALNOF)”, me qëllim mbledhjen e Operatorëve të Internetit në Shqipëri (menaxherët teknik dhe inxhinierët e rrjetit ) për të diskutuar mbi infrastrukturën e Internetit dhë ndërlidhjes me rajonin. Aktiviteti është i lirë për cilindo dhe do të mbahet nga ora 9:30 deri në 17:00 më 14 Nëntor 2017 pranë Tirana International Hotel. Vizitoni faqen zyrtare të ALNOF për më shumë informacione mbi eventin. (më shumë)

Datacenter

RASH-i ka në funksionim një datacenter nëpërmjet të cilit ofron momentalisht shërbimet kryesore të tij që janë U-GOV dhe ESSE3. Këto shërbime suportohen nga high availability cluster, database, storage dhe backup services. Aksesimi në shërbime i studentëve dhe personelit akademik është i mundur pasi kryet identifikimi dhe autorizimi përkatës. Shërbimet bazohen në linux servers të cilët janë Redhat, CentOS dhe Debian.
Një nga shërbimet që RASH-i planifikon të ofrojë në komunitetin e universiteteve është ai i Virtual Private Server. Nëpërmjet këtij shërbimi i jepet mundësia përdoruesit të tij të ketë kontroll dhe menaxhim të plotë mbi server-in i cili do të jetë i aksesueshëm publikisht në Internet.