Sekretaria dhe Studentët

ESSE3 është Sistemi i Menaxhimit të Studentëve i përdorur nga 90% i universiteteve italiane dhe 60% e universiteteve shqiptare: u krijua se bashku me reformën e universiteteve italiane më 1999 (DM 509) për të mbështetur universitetet në implementimin e proçesit të Bolonjas.

ESSE 3 ofron funksionalitetet e nevojshme tek backoffice i administratës, ashtu si dhe përdoruesve fundor ( studentëve, mësuesve, etj), në mënyrë që të menaxhojë të gjithë ciklin akademik të studentit: si regjistrimi në silabuset e kurseve, vlerësimet deri në diplomim, dhe gjithashtu transferimet nga njëri universitet në tjetrin.

Më poshtë paraqiten disa nga funksionalitetet kryesore të ESSE3:

  • Zona Didaktike
    • Oferta Akademike;
    • Menaxhimi i Karrierës së Studentit;
    • Provime dhe Diplomimi;
  • Zona Administrative
    • Pranimi dhe Regjistrimi
    • Menaxhimi i Studentëve Hyrës dhe Dalës
  • Tarifa
    • Menaxhimi i Tarifave
    • Bursa
    • Periudha Financiare
  • Pas-Diplomimi dhe Studentët
    • Provimet e Shtetit
    • Shkollat e Specializimit
    • Doktoratura
    • Internshipe