Infrastruktura e Rrjetit Akademik Shqiptar përcakton pajisjet e rrjetit (Routers & Switches) dhe linjat (fibrave optike) ndërlidhëse, një Datacenter për ofrimin e shërbimeve nëpërmjet rrjetit dhe një VoIP arkitekturë për implementimin e një sistemi telefonik nëpërmjet protokollit IP. Kjo infrastrukture, e cila do të ofrojë shërbime për komunitetin arsimor, është perceptuar e tillë që të jetë lehtësisht e skalueshme me qëllim që të mundësojë në të ardhshmen realizimin e nevojave që mund të paraqiten, p.sh. lidhjen në rrjet të subjekteve të reja (universitete publike dhe private, institucioneve të tjera lokale pjesë e MAS-it apo shkolla të ciklit para-universitar). Qëllimi kryesor i kësaj infrastrukture është ai i funksionimit të RASH-it si një NREN (National Research and Education Network) për Shqipërinë, i cili përmban edhe lidhjen me rrjetin pan-europian GEANT i cili ndërlidh të gjitha NRENs e Evropës.