RIPE NCC - SEE-2

RIPE NCC SEE-2

2013.04.23-22, Aleksander Palace Hotel, Shkup, Maqedoni

Takimi i dytë rajonal për Europën Juglindore (RIPE NCC SEE-2) u mbajt në Aleksandar Palace Hotel në Shkup, Maqedoni, më 22-23 Prill 2013. Forumi siguron një mundësi për inxhinierët e rrjetit të ndajnë njohuri dhe eksperienca dhe të identifikojnë zonat për bashkëpunim rajonal. RASH-i u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm Arjan Xhelaj (Building an NREN).

RIPE NCC - SEE-1

RIPE NCC SEE-1

2011.09.09-06, Valamar Lacroma Dubrovnik Hotel, Dubrovnik, Croatia

Takimi i parë rajonal për Europën Juglindore (RIPE NCC SEE-1) u mbajt në Valamar Lacroma Dubrovnik Hotel, Dubrovnik, Croatia, më 06-09 Shtator 2011. Forumi siguron një mundësi për inxhinierët e rrjetit të ndajnë njohuri dhe eksperienca dhe të identifikojnë zonat për bashkëpunim rajonal. RASH-i u përfaqësua nga Drejtori i Përgjithshëm Arjan Xhelaj (Designing the Albanian Academic Network Infrastructure).

4th Albanian Infocom

Forumi i 4-ërt Infocom i Telekomit Shqiptar

2012.11.20, pranë Hotel Sheraton, Tiranë

Konferenca e 4-ërt e Telekomunikacionit Shqiptar Infocom u zhvillua me sukses ditën e Martë, më datë 20 Nëntor, 2012 pranë Hotel Sheraton Tirana, me pjesëmarrjen e Ministrit të Inovacionit dhe TIK Z. Genc Pollo, zyrtarët e lartë qeveritarë dhe rreth 350 delegatë – drejtues të lartë të tregut vendor dhe ndërkombëtar.

3d Albanian Infocom

Forumi i 3-të Infocom i Telekomit Shqiptar

2011.12.06, pranë Hotel Sheraton, Tiranë

Forumi u mbajt më datë 6 dhjetor 2011 pranë hotel Sheraton Tirana dhe tërhoqi vëmendjen maksimale nga industria e Telekomit & Teknologjisë së Informacionit. Konferenca u organizua nga kompania e medias Smart Press S.A., një nga kompanitë kryesore në këtë fushë, pronar i shumë faqeve teknologjike, botues i revistave të shtypura dhe organizator i njohur konferencash. Drejtori i Rrjetit Akademik Shqiptar, Dr.Eng. Arjan Xhelaj ishte folësi kryesor i një prej seancave.

Terena

TNC 2011 Rrjetet e Kërkimit Shkencor në Shqipëri dhe Kosovë

2011.05.19-16, CESNET, Prague, Czech Republic

Detyra e Mbështetjes së Zhvillimit të Rrjetit të projektit GN3 ndihmon zhvillimin e rrjeteve dhe shërbimeve në Evropë dhe fqinjëve të afërt të shteteve anëtare të BE. Disa nga boshllëqet në Evropën Juglindore kanë filluar të mbushen në sajë të projekteve të reja të zhvillimit që synojnë krijimin e rrjeteve të kërkimit dhe edukimit në Shqipëri dhe Kosovë.

Platforma U-GOV dhe Rrjeti Telematik

2011.10.21, Universiteti Politeknik i Tiranës, Salla “Pedrollo”

Qendra e Shërbimeve Ndër-Universitare dhe Rrjeti Telematik do rrisi standartet e mësimdhënies, do të forcojë kapacitetet menaxhuese të informacionit dhe do t’i japë shtysë kerkimit shkencor nëpërmjet krijimit të grupeve kërkimore dhe menaxhimit të cilësisë së projektit kërkimor. Një anë tjetër e rendësishme është ajo e zhvillimt të burimeve njerëzore nëpërmjet garantimit të pjesëmarrjes dhe performancës së lartë kërkimore nën kornizën e programeve Europiane si FP7, Tempus, IPA etj.

Projekti për krijimin e Rrjetit Akademik Shqiptar

2011.09.29, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës, Salla e Konf. Multimedale

Më datë 29 Shtator 2011 u zhvillua konferenca për krijimin e Rrjetit Akademik në Shqipëri. Gjatë konferencës u diskutuan çështje teknike por dhe sociale në lidhje me rolin që mund (dhe duhet) të luajë RASH-i si një rrjet NREN për Shqipërinë:

  • Ndërtimi i Rrjetit Akademik për Edukimin dhe Kërkimin në Shqipëri, nga drejtori i RASH
  • Prezantim mbi rolin e CASPUR, nga përfaqësuesit e CASPUR
  • Pezantim mbi konfigurimin e Rrjetit, gjithashtu nga përfaqsuesit e CASPUR