RIPE NCC - SEE-4

RIPE NCC SEE-4

2015.04.22-21, Beograd, Serbia

Takimi i katërt rajonal për Europën Juglindore (RIPE NCC SEE-4) do të zhvillohet në Beograd, Serbi, më 21-22 Prill 2015. Synimet e takimit janë identike me ato të takimit SEE-3 që RIPE NCC zhvilloi në Sofie të Bullgarisë (shih më poshtë). Si të gjitha takimet SEE ashtu edhe SEE-4 do të jetë i hapur dhe gjithkush mund ta ndjeki pa detyrim pagese.

RIPE NCC Training Courses

2014.07.11-09, Tirana International Hotel

Më 09-11 Korrik 2014 në ambjentet e Tirana International Hotel, u zhvilluan nga RIPE NCC trajnime për Local Internet Registry, Ripe Database, Routing Security. Trajnimet konsideruan tematika të ndryshme në lidhje me funksionimin e RIPE dhe Internet dhe përmbanin, përveç anës teorike, edhe hands-on exercises.

RIPE NCC - SEE-3

RIPE NCC SEE-3

2014.04.15-14, Sofia, Bulgaria

Takimi i tretë rajonal për Europën Juglindore (RIPE NCC SEE-3) u mbajt në Sofie, Bullgari, më 14-15 Prill 2014. Qëllimet e takimit: 1) Nxitja e bashkëpunimit të operatorëve në rajon 2) Përforcimi i suportit nga RIPE NCC të LIRs në rajon 3) Prezantimi i teknologjive të fundit të industrisë së Internetit dhe si këto influencojnë operatorët e rajonit.

Vizitë e Ministres së Arsimit dhe Ambasadorit Italian

2014.01.17

Ministrja e Arsimit dhe Sportit Znj. Lindita Nikolla dhe Ambasadori Italian Z. Massimo Gaiani vizituan ambjentet e RASH-it më 17 Janar 2014.

Ministja e Arsimit falenderoi Ambasadorin për bujarinë e Qeverisë Italiane e cila me financimin e kësaj Qendre Ndëruniversitare mbështet dixhitalizimin e universiteteve shqiptare dhe ndërkombëtarizimin e tyre. Gjithashtu Znj. Nikolla vlerësoi ecurinë e projektit, theksoi rëndësinë e shërbimeve që RASH-i ofron për universitetet dhe garantoi mbështetjen e saj të plotë për rritjen e numrit të universiteteve partnere.

Ambasadori I Republikës së Italisë në Shqipëri Z. Massimo Gaiani vlerësoi mbështetjen e Ministres dhe Institucionit që ajo përfaqëson, si dhe ripërsëriti rëndësinë e shërbimeve të RASH-it. Z. Ambasador cilësoi se projekti është ambicioz dhe gëzon padyshim mbështetjen e Ambasadës Italiane por realizimi i duhur dhe ecuria e tij kanë nevojë për mbështetjen e Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në mënyrë të veçantë në zgjerimin e universiteteve që përfitojnë këto shërbime.

Znj. Ministre dhe Z. Ambasador përgëzuan stafin e RASH-it për ecurinë e projektit dhe premtuan impenjimin konstant për arritjen tërësore të objektivave të tij.

Trajnime për Ndërkombëtarizimin – moduli 3 dhe 4

2013.12.03-02, 2013.11.22-21

Në datat 21-22 Nëntor 2013 dhe në 2-3 Dhjetor 2013 në ambjentet e RASH-it u zhvilluan trajnime mbi Ndërkombëtarizimin (përkatësisht Moduli 3 dhe 4) me tema: “Modelet dhe teknikat e menaxhimit të projekteve europiane për universitetet: mundësitë dhe praktikat e projekteve për kërkim shkencor dhe për arsimin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar”.

Trajnime për Portalet

2012.06.21-19

Trajnimi i fundit per modulin e portaleve u organizua nga RASH-i dhe konsorciumi italian Cineca në ambjentet e RASH-it me pjesëmarrjen e punonjësve IT të universiteteve publike shqiptare. Trajnimi zgjati tre ditë dhe çështja që u trajtua ishte personalizimi i grafikës së portalit.

Trajnime për Ndërkombëtarizimin

2013.07.09-08, 2013.06.11-10, 2013.06.04-03

Këto javë ka vazhduar zhvillimi i trajnimeve mbi Ndërkombëtarizimin në Qendrën Ndëruniversitare të Shërbimit dhe Rrjetit Telematik. Në datat 03-04 Qershor 2013, 10-11 Qershor 2013 dhe 08-09 Korrik 2013, të ardhurit nga Universiteti i Bolonjës ofruan trajnime rreth planifikimit të projekteve për pjesëmarrësit nga universitetet publike dhe institucione të tjera shtetërore.