Proçesi i planifikimit dhe i kontrollit ka nevojë për informacion të gjithëkohshëm, të çertifikuar dhe mbi të gjitha koherent me vizionin dhe strategjinë e universitetit. U-GOV ofron maksimumin e integrimit dhe ndarjes së informaciont ndërmjet departamenteve dhe instrumentave planifikuese, si në fazen fillestare ashtu dhe në atë përfundimtare të bilancit. Kështu është i aftë të bëjë një analizë të menjëhereshme të variancave si dhe të monitorojë një set me indikatorë shtesë të llogarisë të ciat pasurojnë rezultatet me informacione cilësore.

Qëllimi i CINECA’s është të pajisë me një vizion analitik si resultatet e proçeseve institucionale të universitetit (mësimdhënia dhe analiza kërkimore) dhe efektiviteti dhe eficenca e veprimeve administrative (personeli dhe analiza e llogarisë). Këto analiza, të vecanta për cdo universitet, bëhen baza e planifikimit dhe kontrollit të U-GOV. Kjo lehtëson zhvillimin e një analize shumë-dimensionale e cila pajis me një raport në kohë reale dhe indikatore të dobishëm për menaxhimin e universitetit.

Planning &
Budging
Planifikimi është si strategjik ,ashtu dhe operacional. Planifikimi strategjik mbështet institucionet vendimarrëse në definimin e objektivave. Planifikimi operacional është fleksibel në mënyrë që të lejojë një proces shpenzimesh të autorizuar dhe/ose një negocim me kompleks ekonomik.

Cost
Allocation
I lindur si një mbështetje për kontrollin e menaxhimit, ky modul mundëson ndarjen e disa llojeve të shpenzimeve (kostot e personelit, kostot indirekte) midis njësive dhe grupeve të organizatës. Ndarja e kostos është fleksibel dhe e përshtatshme përmes përcaktimit të drejtuesve të alokimit.

Academic
Analytics
Përcakton numrin e drejtë dhe efikas të ndarjeve akademike, diplomave dhe profesorëve lidhur me kërkesën. Ky modul U-GOV University Data Warehouse ofron një sërë treguesish të efikasitetit, efektivitetit dhe cilësisë për çdo njësi akademike.

Student
Analytics
Ky është një tjetër element i U-GOV University Data Warehouse. Analizon të gjitha hapat e ndryshëm të karrierës së studentëve brenda Universitetit. Studentët e rinj, vlerësimi i provimeve , taksat e braktisjes, studentët e diplomuar, analizat gjeografike dhe mosha.

Research
Analytics
Moduli i U-GOV për magazinimin e të dhënave Universitare (data mart) është i fokusuar në zonat e kërkimit. Ai pajis tregues për analizimin e zhvillimit të projekteve, publkimeve dhe produkteve të kërkimit, shfrytëzimin e pajisjeve dhe vlerësimin e tyre.