RRETH NESH

RASH është "NREN"-i shqiptar antar i GÉANT, rrjetit europian të dedikuar TIK për Kërkimin shkencor dhe Arsimin që përfshin 38 NREN-e europiane. Projekti për “Krijimin e RASH” i cili startoi në vitin 2007 me një Marrëvershje ndërqeveritare mes Shqiperise dhe Italise të ratifikuar nga Parlamenti i Shqiperise e cila synonte përmirësimin dhe forcimin e sistemit universitar, të mësimdhënies, të menaxhimit universitar dhe nxitjen e hulumtimit shkencor në nivele europiane.

Nga viti 2011 Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik do të fillonte ofrimin e shërbime software për menaxhimin e proceseve akademike dhe administrative në universitetete në bashkëpunim  konsorciumin universitar italian “CINECA”. Në vitin 2016 u ndërtua "Backbonin" e dedikuar në fibër optike i Rrjetit Akademik Shqiptar i cili lidh gjithë institucionet e arsimit të lartë dhe institutet e kërkimore në një rrjet të përbashkët akademik të menaxhuar nga RASH, ky rrjet është pjesë e Rrjetit pan-europian GÉANT për Kërkimin dhe Arsimin me te cilin lidhja jone u upgrade ne vitin 2023 me kapacitet prej 100 Gbps. Gjatë këtyre viteve RASH ka zhvilluar vetë përmes stafit të tij "in House" platforma dhe aplikacione softuerike duke ofruar shërbime TIK për institucionet e arsimit të lartë dhe institute kërkimore dhe ka marrë pjesë nëpër projekte të ndryshme kërkimore në nivel kombëtar ashtu dhe në atë europian në fushën e Teknologjisë te Informacionit dhe Telekomunikacionit. Ne qershor te 2023 RASH mikpriti ne Tirane konferencen TNC23 te rrjetit GÉANT.

Në vitin 2018 RASH është riorganizuar me statusin autonom të një IAL si një Qendër e përbashkët ndërinstitucionale për kërkim-zhvillim në fushën e TIK me pjesmarrjen e 12 universiteteve publike shqiptare si dhe Ministrisë të Arsimit, Sportit dhe Rinisë si bashkëthemelues të saj. Interes për tu bërë pjesë e RASH kanë shfaqur edhe IAL jo publike si dhe institucione të tjera relevante nga fusha e TIK. RASH ka gjithashtu bashkëpunime dhe partneritet me organizata ndërkombëtare si RIPE NCC, EUNIS, Gronigen Declaration Network, apo shoqata dhe kompani te huaja si NAMEX, EXA, Hurrican Electric.