Kush Jemi

Projekti për “Krijimin e Qendrës Ndëruniversitare të Shërbimimeve dhe Rrjetit telematik universitar” synon përmirësimin dhe forcimin e sistemit universitar, të mësimdhënies në një nivel më të lartë, të menaxhimit universitar dhe në nxitjen e hulumtimit shkencor. Qendra Ndëruniversitare do të ofrojë shërbime software për menaxhimin e proceseve akademike dhe administrative në universitetet publike dhe institutet kërkimore, si dhe do të menaxhojë Rrjetin Akademik Shqiptar. Ky shërbim do të ofrohet në konsulence me Konsorciumin universitar Italian “CINECA”.

Themeluar për herë të parë në Shqipëri RASH-i do të lidhë institucionet e arsimit të lartë me institutet kërkimore shkencore ne nje “Backbone” universitar dhe me tej me Rrjetin paneuropian te kerkimit dhe edukimit “​GÉANT”. Ndër të tjera, projekti do të kontribuojë edhe në ecurin e procesit të Bolonjes ne Shqiperi përmes expertizes se kollegeve italiane te Universitetit të Bolonjës. Do te zhvillohen trajnime për zhvillimin e kapaciteteve menaxhuese të arsimit të lartë publik shqiptar/të institucioneve kërkimore si dhe do te fokusohen në pjesëmarrjen nëpër programe të ndryshme kërkimore apo projekte si në nivel evropian ashtu dhe në atë ndërkombëtar.

Bordi

Funksionet Kryesore

Qendra Ndëruniversitare drejtohet nga Bordi ose Komiteti i Programimit dhe Drejtimit (CPI), i cili ka si funksion kryesor miratimin e planeve operative gjashtëmujore, miratimin e raporteve të veprimtarive tekniko-administrative dhe hartimin e propozimeve të mundshme të drejtimeve të reja.

Përbërja

Komiteti i Programimit dhe i Drejtimit (CPI) përbëhet nga anëtarët e mëposhtëm:

  • Presidenti: Ministri ose përfaqësuesi i tij;
  • Drejtori i Drejtorisë së Arsimit të Lartë Shqiptar;
  • Tre përfaqësues të universiteteve shqiptare;
  • Një përfaqësues i Konferencës së Rektorëve Italianë (CRUI).

Mund të Ftohen

  • Një përfaqësues i Konferencës së Universiteteve Europiane;
  • Një përfaqësues i Këshillit të Europës;
  • Një përfaqësues i Ministrisë së Arsimit, Universiteteve dhe Kërkimeve Shkencore (MIUR).

Organigrama

Dokumente / Ligje

Bazuar në ligjin nr. 9704 datë 2.4.2007 “Për ratifikimin e marrëveshjes ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Italisë për realizimin e një Qëndre Shërbimesh dhe të një Rrjeti Telematik për Universitetet”