Misioni

Misioni i Rrjetit Akademik Shqiptar (RASH) është funksionimi i tij si një Rrjet Kombëtar i Edukimit dhe Kërkimit Shkencor në Shqipëri, duke ofruar shërbime rrjeti/kompjuterike fillimisht për universitetet publike, qendrat kërkimore dhe institucionet publike shqiptare që angazhohen në fushën e arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor.

Projekti i rrjetit është perceptuar i tillë që të jetë lehtësisht i zgjerueshëm në mënyrë që të lejojë në të ardhshmen lidhjen e subjekteve të reja (universitete publike/private, institucione lokale pjesë e MAS-it apo shkolla të ciklit para-universitar) të interesuara për shërbimet e RASH-it.

Nga prioritetet e para të RASH-it është lidhja me GÉANT Association, i cili ndërlidh të gjitha rrjetet NRENs (National Research and Educational Network) të kontinentit Evropian duke ofruar njëkohësisht akses në gjithë Internetin nëpërmjet lidhjeve që ka me rajone të tjera.

MAN i Tiranës

Për implementimin e rrjetit është planifikuar ndërtimi i një rrjeti metropolitan në Tiranë. Ky rrjet përbëhet prej 4 nyjesh (PoPs – Point of Presence) të cilët lidhen me njëri tjetrin me fibra optike. Në figurat e mëposhtme paraqitet infrastruktura e rrjetit dhe shtrirja gjeografike e MAN-it të Tiranës.

rash-infrastructure

Adresimi IP

Që prej vitit 2012, Rrjeti Akademik Shqiptar është anëtar i RIPE NCC, i cili është institucioni përkatës i lëshimit të adresave IP për Evropën, Lindjen e Mesme dhe Azinë Qendrore (pjesërisht). Adresat IP që RASH-i ka në dispozicion do të përdoren si më poshtë:

  • Secilit PoP do t’i caktohet një subnet /24 i ndarë në dy /25.
  • Secili PoP do të caktojë adresa duke filluar nga /25 e parë, ndërsa /25 e dytë do të rezervohet për përdorim të ardhshëm (me përjashtim të PoP1).
  • PoP1 do të caktojë adresa nga /25 e parë, por do të caktojë gjithashtu adresa dhe nga subneti /26 i parë i subnetit /25 të rezervuar. Ky /26 subnet do të përdoret për adresimin e shërbimeve që do të ofrohen nga Qendra e Shërbimeve.

NOC

Qendra e menaxhimit të Rrjetit Akademik Shqiptar ka për detyrë operimin e rrjetit duke siguruar instalimin, mirëmbajtjen dhe zgjidhjen e problemeve kur ato paraqiten. Ajo ofron shërbime profesionale ndaj komunitetit akademik dhe kërkimor shqiptar, suport ndaj të gjithë përdoruesve të aplikacioneve U-GOV. Gjithashtu asiston operimin, në rast nevoje universiteteve, përsa i përket konfigurimit dhe menaxhimit të LAN-eve të brendshme universitare që lidhen me shërbimet e rrjetit dhe infrastrukturën e RASH-it.