RASH-i ka në funksionim një datacenter nëpërmjet të cilit ofron momentalisht shërbimet kryesore të tij që janë U-GOV dhe ESSE3. Këto shërbime suportohen nga high availability cluster, database, storage dhe backup services. Aksesimi në shërbime i studentëve dhe personelit akademik është i mundur pasi kryet identifikimi dhe autorizimi përkatës. Shërbimet bazohen në linux servers të cilët janë Redhat, CentOS dhe Debian.
Një nga shërbimet që RASH-i planifikon të ofrojë në komunitetin e universiteteve është ai i Virtual Private Server. Nëpërmjet këtij shërbimi i jepet mundësia përdoruesit të tij të ketë kontroll dhe menaxhim të plotë mbi server-in i cili do të jetë i aksesueshëm publikisht në Internet.