Shpallje Vendi Vakant, Administrator Sistemesh (Senior)

Administrator Sistemesh (Senior)

 

Kandidati fitues do të mbuloje detyrat që vijojne:

  • Të ofrojë troubleshooting dhe support teknik të avancuar për serverat fizik/virtual me sisteme OS Linux.
  • Të Instalojë dhe konfigurojë software/hardware sipas procedurave standarte të operimit.
  • Të bashkëpunoj ngushtë me providers dhe inxhinjerët e sistemeve/networkut për zgjidhjen sa më të shpejtë të problemeve (prsh. ato të lidhura me hardware ose OS etj).
  • Të monitorojë vazhdueshëm përdorimin e resourseve, optimizim sipas nevojës.
  • Të ofrojë zgjidhje dhe rekomandime për tu siguruar që sistemet do ti mbijetojnë sa më gjatë problemeve që mund të hasin.
  • Të ofrojë praktikat më të mira operative për të vendosur dhe ruajtur kontrollet e sigurisë dhe integritetit.
  • Të rekomandojë risi të cilat (ku është e nevojshme) automatizojnë tasks të ndryshme.

 

Personat kandidatë duhet të plotësojnë këto kritere të përgjithshme:

  • Të zotërojnë aftësitë e nevojshme profesionale për vendin e punës për të cilin konkurrojnë.
  • Të mos jenë dënuar me vendim të formës së prerë të gjykatës për kryerjen e një vepre penale me dashje.

 

Kualifikimet dhe eksperiencat që preferohen:

  • Eksperiencë pune në nivel senior me sistemet Linux based dhe Windows Server.
  • Eksperiencë pune në nivel senior me sistemet Storage (EMC VNX, por jo domosdoshmërisht). Block Storage FC dhe Filesystem Storage NFS dhe CIFS.
  • Eksperiencë pune në nivel senior me sistemet e virtualimimit (VMware dhe KVM).
  • Eksperiencë pune në nivel senior me sistemet Web Server (Kryesisht NginX).
  • Eksperiencë pune në nivel senior në dizajnin, implementimin dhe menaxhimin e sistemeve të databazave (PostgreSQL, MS SQL Server dhe Oracle Database 11gR2+).
  • Experienca me kubernetes do jetë një plus (private docker registry, Dockerfiles, Gitlab CI/CD).
  • Diplomë universitare në shkencat kompjuterike, informatikë ose elektronikë.

 

Të interesuarit të dërgojnë CV - në, tek: recruiting@rash.al, me subjekt: Administrator Sistemesh (Senior) brenda datës 30 Nëntor 2020.

26 Tetor 2020