EDUROAM

Bordi i Agjencisë Kombëtare të Kërkimit Shkencor dhe Inovacionit AKKSHI, ka miratuar projektpropozimin tonë si një nga 6 projektet fitues të PKKZH për të gjitha fushat e kërkimit. RASH propozoi projektimin dhe implementimin e roamingut akademik te quajtur ndryshe "Eduroam" në Shqipëri.

Eduroam është një platformë i sigurt mbështetur mbi të ashtëquajturat sisteme të federuara (EduGain) i aksesimit të roaming akademik në mbarë komunitetin akadmiko-kërkimor ndërkombëtar. Eduroam tani është në një platformë aktive në mbi 100 vende të ruzullit tokësor dhe nëpërmjet projektit tone do të ndvrtohet dhe implementohet edhe në Shqipëri për tju ofruar falas të gjithe botës akademike shqiptare. Eduroam u lejon studentëve, studiuesve dhe stafit akademik të institucioneve pjesëmarrëse të marrin lidhjen e Internetit dhe shërbime TIK në të gjithë kampusin universitar kur vizitojnë institucionet e tjera pjesëmarrëse me një akses të palimituar në infrastrukturën TIK të instutucionit pritës jashtë Shqipvrisë dhe gjithashtu ju lejon të huajve nga universitete homologe që vizitojnë Shqipërinë të përfitojnë të njëjtat shërbime TIK këtu.

 

 

Projekt