GN4-2

Rrjeti GÉANT siguron lidhjen me shpejtësi të lartë të nevojshme për të shkëmbyer, hyrë dhe përpunuar vëllimet masive të të dhënave. Këto të dhëna gjenerohen dhe janë thelbësore për komunitete të ndryshme kërkimore dhe arsimore në fusha të tilla si fizika e grimcave, bioinformatika, vëzhgimi i tokës dhe artet e kultura.

Përmes një procesi të inovacionit, Projekti GÉANT ofron një portofol gjithëpërfshirës të shërbimeve dhe aplikacioneve për të mbështetur dhe rritur opsionet e lidhjes në dispozicion - monitorimi i rrjetit, përmirësimi i performancës, identiteti dhe siguria, shërbimet e rese kompjuterike dhe mobiliteti.

Rrjeti GÉANT, inovacionni qe ai sjell dhe shërbimet pioniere të tij kanë një ndikim në të gjithë Evropën, duke filluar nga projektet e mëdha shkencore deri tek komunitetet kerkimore dhe studentore të cileve GÉANT ju shërben përfshirë këtu:

  • Projekte të mëdha shkencore që përfshijnë sasi të mëdha të gjenerimit të Bigdata dhe bashkëpunime shkencore,

  • Universitete, spitale universitare, shkolla, Muze të artit dhe shkencave humane,

  • Individë të ndryshëm si studiuesit, studentët, stafi mësimdhënës dhe "Shkenca për Qytetarët".

 

Factsheet