Tender për Realizimin e Rrjetit Telematik

Afati i pranimit të ofertave për këtë tender ishte brenda orës 12:00 të datës 07 Janar 2015.

Pyetje për sqarime në lidhje me tenderin mund të dërgohen nëpërmjet formës së pyetjeve. Para se të dërgoni një pyetje kontrolloni nëse dikush tjetër ka bërë më parë të njëjtën pyetje.


REPUBLIKA E SHQIPËRISË
QENDRA NDËRUNIVERSITARE E SHËRBIMEVE DHE RRJETIT TELEMATIK
Republika e Shqipërisë

QENDRA NDËRUNIVERSITARE E SHËRBIMEVE DHE E RRJETIT TELEMATIK

FORMULARI I NJOFTIMIT TË KONTRATËS

Objekti i Prokurimit: “Realizimi i Rrjetit Telematik për Universitetet publike shqiptare dhe shërbimeve të tjera të ngjashme”.

  1. LLOJI I PROCEDURËS: E hapur
  2. PROGRAMI: Realizimi i një qendre shërbimesh dhe një rrjeti telematik për universitetet – Kooperacioni Italian, Ministria italiane e Punëve të Jashtme dhe Bashkëpunimit Ndërkombëtar, Drejtoria e Përgjithshme e Bashkëpunimit për Zhvillim – Nr. AID 7960
  3. LLOJI I FINANCIMIT: Grant
  4. AUTORITETI KONTRAKTOR: RASH – Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve dhe e Rrjetit Telematik për llogari të Ministrisë së Arsimit dhe Sportit
  5. LLOJI I KONTRATËS: Kontratë për Mallra
  6. PËRSHKRIMI I KONTRATËS: Në kuadrin e marrëveshjes ndërqeveritare të nënshkruar mes Qeverisë shqiptare dhe Qeverise italiane për realizimin e një qendre shërbimesh dhe të një rrjeti telematik për universitetet, me nje financim grant prej 3,6 milionë Euro gjithsej, Autoriteti Kontraktor kërkon të blejë:
    1. Pajisje hardware (aparate backbone dhe aksesi) dhe fibër optike të nevojshme për realizimin e MAN të Tiranës në IRU për një kohëzgjatje prej 15 vjetësh, duke përfshire shërbimet e asistencës së specializuar dhe mirëmbajtjen e fibrave për kohëzgjatjen prej 5 vjetësh, si dhe aparatet e rrjetit për një kohëzgjatje prej 3 vjetësh. Akses nga një B-PoP në internet, për një kapacitet prej 512Mbps dhe kohëzgjatje për 1 vit;
    2. Pajisje hardware, dhe blerje e kapacitetit transmetues të dedikuar nga B-PoP1 e MAN e Tiranës drejt selive universitare të Shkodrës, Durrësit, Elbasanit, Korçës, Vlorës dhe Gjirokastrës, sipas detajeve që jepen në vazhdim, për një kohëzgjatje prej 1 viti, përfshirë shërbimet e asistencës së specializuar dhe mirëmbajtjes së aparateve të rrjetit për një kohëzgjatje prej 3 vjetësh;
    3. Asistencë dhe Shërbim Helpdesk për Qendrën e Shërbimeve.
  7. NDARJA NE LOTE: Tenderi nuk ndahet në lote.
  8. FONDI LIMIT: € 1.430.000,00 pa TVSH dhe pa përfshirë taksa të tjera në rast se duhen.
  9. AFATI KOHOR PËR EKZEKUTIMIN:
    1. Furnizimi me pajisje, përfshi instalimin dhe konfigurimin e aparateve: Brenda 120 ditëve nga data e nënshkrimit të kontratës;
    2. Lëvrimi i shërbimeve të lidhjes në internet dhe kapaciteti transmetues: 1 vit nga vënia në zbatim e shërbimeve;
    3. Lëvrimi i shërbimeve të mirëmbajtjes dhe asistencës së specializuar: 5 vjet nga vënia në zbatim e shërbimeve (3 vjet për aparatet).
  10. KRITERI I PËRZGJEDHJES SË FITUESIT: Oferta më e ulët e vlerësuar sipas parametrave të përcaktuar në “Kushtet Teknike”.
  11. DOKUMENTAT: Dosja e Tenderit mund të terhiqet nga e Hëna në të Premte nga ora 9,30 deri në orën 12,30 në adresën: Sami Frashëri,Nr. 54, 1001, Tiranë, ose mund të shkarkohet nga adresa internet: www.rash.al
  12. AFATI I PRANIMIT TË OFERTAVE: Brenda orës 12,00 të datës 07 Janar 2015 (dita e 60-të nga data e publikimit të këtij Njoftimi tekGURI, përfshi ditën e publikimit) në adresën e dhënë në fund të dokumentit;
  13. MËNYRAT E PARAQITJES SE OFERTAVE: Siç përcaktohet në “Udhëzimin për Ofertuesit”, në të kundërt do të refuzohen si të papranueshme;
  14. SIGURIMI I OFERTËS: Garanci prej 2% të Fondit Limit;
  15. HAPJA E OFERTAVE: Zarfat që përmbajne Ofertat do të hapen në zyrat e Autoritetit Kontraktor ne orën 12,30 të së njëjtës ditë të caktuar si afat për pranimin e ofertave.
  16. KRITERET E PRANIMIT NË TENDER: Mund të paraqiten oferta nga operatorë ekonomikë ose nga një bashkim operatorësh ekonomikë kur plotësojnë kriteret minimale të treguara më poshtë:
    1. Të zotërojnë autorizimin e përgjithshëm për ofrimin e rrjeteve dhe shërbimeve për komunikimet elektronike si dhe liçencat për realizimin e veprave publike, sipas normativave kombëtare në fuqi në Shqipëri;
    2. Të zotërojnë çertifikatën UNI EN ISO 9001:2000/2008,ISO 14001 : 2004, OHSAS 18001 : 2007, ISO/IEC 27001, të vlefshme, lidhur me furnizimin dhe shërbimet të cilat janë objekt i procedurës, ose çertifikata ekuivalente;
    3. Të kenë përvojë të mëparshme në furnizim dhe shërbime analoge me ato te procedurës, të zhvilluara nga Ofertuesi ne tre vitet e fundit (2011-2012-2013), duke treguar shumen, datat dhe përfituesit, publikë apo privatë, nga te cilat te rezultoje nje faturim specifik i operatorit ekonomik jo më i ulët se trefishi i fondit limit lidhur me çdo modul të Kontratës.
  17. NËNKONTRAKTIMI: Pranohet vetëm nënkontraktimi i veprave dhe/ose punimeve të nevojshme për realizimin e rrjetit dhe instalimet e aparateve te rrjetit;
  18. VLEFSHMËRIA E OFERTËS: 180 ditë nga data e paraqitjes së ofertës;
  19. Autoriteti Kontraktor gëzon të drejtën të shpallë fitues edhe në praninë e një oferte të vetme të vlefshme, pasi të jetë verifikuar që nuk përbën ofertë anomalisht të ulët.
  20. VARIANTET: Nuk pranohen.

PËRGJEGJËSI I PROÇEDURËS
Znj. Oliana Gjergjefi

Adresa: Sami Frashëri, No. 54, AL1001, Tiranë
E-Mail:
Tel: 044538614, FAX: 044538061
Web: www.rash.al/

Shkarkoni dokumentat