Arkitektura e propozuar konsiston në një cluster qendror që mbledh të gjitha shërbimet kryesore. Ky cluster do të mbahet në ambjentet e Qendrës së Shërbimeve dhe do të lidhet nëpërmjet një porte VOIP me rrjetin PSTN për lidhjen me rrjetin telefonik tradicional dhe rrjetin IP për lidhjen drejt site-eve periferike. Gjithashtu, duke përdorur një protokoll ENUM, do të bëhet e mundur ndërlidhja me një hapsirë publike numeracioni nëpërmjet IP. Në vecanti, qendra do të mund të kërkojë një delegacion për prefiksin shqiptar +355 nën hapësirën e numeracionit të NRENum.net, dhe në këtë mënyrë kanë mundësinë e të bërit thirrje ndaj rrjeteve akademike europiane pjesëmarrëse në projektin NRENum.net.