Menaxhimi i Ciklit të Projektit

2013.06.11-10, 2013.06.04-03, Zyrat e RASH-it, Tiranë

Rrjeti Akademik Shqiptar dhe partneri i tij, konsorciumi CINECA, organizuan workshop mbi Menaxhimin e Ciklit të Projektit duke i siguruar pjesëmarrësve (universitete publike dhe të tjerë) njohuritë e nevojshme mbi proçeset që merren me vendimarrjen. Këto proçese plotësohen nëpërmjet aplikimit të instrumenteve të ndryshëm teknikë që janë të lidhura ngushtë me dokumente referues të Komunitetit Europian sipas sektorëve të veçantë (p.sh. Transport, Shëndet, Arsim).

Portali Master i Universiteteve Publike Shqiptare

2012.02.22, Ministria e Arsimit dhe e Shkencës – Salla e Konf. Multimedale

  • Moduli U-GOV në Portal – Zhvillimi i produktit, Instalimi dhe Asistenca.
  • Master Portal – Përfshin ndërfaqen e portalit mbi të cilën portalet e fakulteteve do të krijohen dhe do të personalizohen në lidhje me web layout-in dhe preferencat e universiteteve.
  • Zhvillimi i produktit në Drupal 7
    • Open Source – I thjeshtë në përdorim (si për ndërtuesin e site-it ashtu dhe për editorin)
    • Shumë Fleksibël – Mbi 800 module të disponueshme
    • JavaScript dhe CSS – Për strukturë më të mirë
    • Integrim me modulet U-GOV dhe ESSE-3
rash-caspur-terena

Sugjerime rreth krijimit të NREN në Shqipëri

2012.01.27, Zyrat e CASPUR, Romë

Më datën 27 Janar 2012, ekspertë të rrjeteve të kërkimit nga e gjithë Europa u mblodhën në një workshop në Romë për të dhënë sugjerime mbi planin për krijimin e një Rrjeti Kombëtar për Kërkim dhe Edukim (NREN) në Shqipëri. Ky takim u organizua bashkarisht nga CASPUR (the Italian Inter-University Consortium for the Application of Supercomputing for Universities and Research) dhe TERENA (Trans-European Research and Education Networking Association).

workshop-rash

CINECA takohet me përfaqësuesit e Universiteteve

2011.09.22, Rrjeti Akademik Shqiptar, Tiranë

Prezantimi i CINECA mbi platformën U-GOV. Informacioni jepet duke patur parasysh status quo-në e universiteteve publike në Shqipëri, procedurat e tyre administrative, procedurat e regjistrimit të studentëve, operacionet e llogarive, etj.