Specialist Help Desk

None

17 Prill 2025

RASH- Rrjetit Akademik Shqiptar, shpall vendin vakant për pozicionin “Help Desk”.

Pozicioni i punës si Help Desk ofron mbështetje dhe asistencë teknike për përdoruesit e platformave softuerëve në universitet e me gjerë të zhvilluara nga Departamenti i SW në RASH si dhe jep mbështetje e ndihmë në përfundimin e detyrave ose zgjidhjes së problemeve përmes testeve diagnostikuese edhe në qasjes në distancë nga kompjuterët e tyre.

Kerkohen kandidatë/e të cilër kane perfunduar me Diploma profesionale 2-vjeçare kryesisht në shkenca ekzakte/inxhinierike/teknike ose te ngjashme me to dhe të zotërojë njohuri/aftesi të mira kompjuterike.

Puna është full time paradite ndaj preferohen nëse kandidatë jane studentë ti kenë mbaruar universitetin apo Kolegjin ose minimalisht në proces diplomimi.

Kandidati/ja duhet të tregojë se zotëron aftësitë e mëposhtme:

  • Të ketë aftësi të mira kompjuterike dhe aftësia për të zgjidhur e diagnostikuar problemet.

  • Të jetë i familjarizuar me të dy sistemet kompiuterike Windows dhe Mac si dhe me Hardwaret e tyre.

  • Të ketë aftësi të mira për Shërbimin ndaj Klientit.

  • Të ketë aftësi për të Komunikuar në mënyrë efektive për të ndihmuar përdoruesit e platformave SW të RASH për zgjidhur problematikat që ju shfaqen.

  • Të jetë teknikisht i aftë të shkruaj apo redaktojë azhornimin e manualeve të përdorimit.

  • Të mundësojë trajnimin e përdosuesve lokalisht apo në distancë me sistemet SW të RASH.

  • Të hyjë në distancë te pajisjet kompjuterike ose softuerët te perdoruesve për të bërë ndryshime dhe rregulluar problematikat e shfaqura.

  • Të ndjekë problematikën e shfaqur së bashku me përdoruesit deri në zgjidhjen e plotë të tyre.

  • Të nxjerre raporte për të analizuar ankesat dhe problematikat qe shfaqen gjatë përdorimit të platformave SW.

  • Të ketë njohuri të mirë të gjuhës angleze.

Të interesuarit të dërgojnë CV-në, tek: hr-office@rash.al, me subjekt: Help Desk brenda datës 30 Prill 2025