SOFTWARE

RASH zhvillon "in hause" dhe ofron shërbime platforma software për menaxhimin e proçeseve akademike dhe administrative të universiteteve. Aplikimet e ofruara përfshijnë administrimin e informacionit kompleks për qeverisjen dhe organizimin e jetës universitare (shërbimet U-GOV). Portalet e Sekretarisë studentore online, menaxhimi financiar dhe katalogu i produkteve të kërkimit shkencor janë disa nga shërbimet që ofrohen në këtë platformë. Ndërsa platforma tjeter LMS (V.Uni) mundëson organizimin e mësimit online nëpërmjet platformave Moodle, Edumeet, EduVPN, Filesender. Në bashkëpunim me EBSCO(USA) është ofruar ne periudhen 2019-2022 platforma e Biblotekës digjitale "Ulibrary" së bashku me platformen Rosetta Stone për mësimin online të gjuhëve të huaja (30). Në vitin 2020 është pilotuar edhe platforma e kontrollit Antiplagjiature në bashkëpunim me Akademia.al.

RASH ka zhvilluar dhe ofron gjithashtu edhe 4 platforma SW kombëtare:

  1. U-Albania

  2. Mësues për Shqipërinë

  3. Portali i Trajnimeve

  4. Portali i Censusit të kerkimit shkencor

  5. ACRIS (në planifikim për zhvillim)