RRETH NESH

RASH është "NREN"-i shqiptar antar i GÉANT, rrjetit europian të dedikuar TIK për Kërkimin shkencor dhe Arsimin që përfshin 38 NREN-e europiane. Projekti për “Krijimin e RASH” i cili startoi në vitin 2007 me një Marrëvrshje Ndërqeveritare mes Shqiperise dhe Italise të ratifikuar nga Parlamenti i Shqiperise e cila synonte përmirësimin dhe forcimin e sistemit universitar, të mësimdhënies, të menaxhimit universitar dhe nxitjen e hulumtimit shkencor në nivele europiane. Nga 2011 e në vijim Qendra Ndëruniversitare e Shërbimeve dhe Rrjetit Telematik do të fillonte ofrimin e shërbime software për menaxhimin e proceseve akademike dhe administrative në universitetete dhe institutet kërkimore në bashkëpunim me bashkimin e konsorciumeve universitare italiane “CINECA-CASPUR”. Në vitin 2016 u ndërtua "Backbonin" e dedikuar në fibër optike "Rrjeti Akademik Shqiptar" i cili lidh gjithë institucionet e arsimit të lartë dhe institutet e kërkimore në një intranet të përbashkët akademik të menaxhuar nga NOC-u i RASH-it, ky rrjet është pjesë e Rrjetit pan-europian GÉANT për Kërkimin dhe Arsimin. Gjatë këtyre viteve RASH ka zhvilluar vetë përmes stafit të tij "in House" platforma dhe aplikacione softuerike duke ofruar shërbime TIK për institucionet e arsimit të lartë dhe institute kërkimore por gjithashtu ka marrë pjesë nëpër programe të ndryshme kërkimore e projekte si në nivel kombëtar ashtu dhe në atë europian në fushën e Teknologjisë te informacionit dhe Telekomunikacionit. Në vitin 2018 RASH është riorganizuar me statusin autonom të një IAL si një Qendër e përbashkët ndërinstitucionale për kërkim-zhvillim në fushën e TIK me pjesmarrjen e 12 universiteteve publike shqiptare si dhe Ministrisë të Arsimit, Sportit dhe Rinisë si bashkëthemelues të saj. Interes për tu bërë pjesë e RASH kanë shfaqur edhe IAL jo publike si dhe institucione të tjera relevante nga fusha e TIK. RASH ka gjithashtu bashkëpunime dhe partneritet me organizata ndërkombëtare si RIPE NCC, EUNIS, Gronigen Declaration Network, apo shoqata dhe kompani te huaja si NAMEX, Facebook, Hurrican Electric.