ANiX

ANIX (Albanian Neutral Internet eXchange) është një projekt i përbashkët i RASH me NaMeX për ndërtimin e një pike neutrale te shkëmbimit te interneti në Shqipëri. ISP-të ndryshme kombëtare dhe të huaja lidhen në ANIX për të ndërlidhur rrjetet e tyre, duke përmirësuar shpejtësinë e tyre, bandwidth dhe sigurinë e të dhënave të tyre përmes një infrastrukturë fizike moderne nepermjet së cilës ofruesit e shërbimeve të internetit (ISP-të) dhe CDN (Content Delivery Networks) shkëmbejnë trafikun e internetit. IXP është një komponent i infrastrukturës së internetit që mund të rrisë kapacitetin dhe cilësinë e internetit për komunitetet lokale. Ndërlidhja e drejtpërdrejtë, shmang nevojën që të dhënat të udhëtojnë në qytete të tjera (potencialisht në kontinente të tjera) për të marrë nga një rrjet në tjetrin, duke zvogëluar kështu vonesën në trafikun e të dhënave. Aktualisht janë të lidhur në ANIX :

  • ISP/kompani/organizata shqiptare: RASH, Abcom, Abissnet, Selcom, Starnet, ATU, Vodafone, MCN, ItTirana, Pronet, Tring, TiBO etj.
  • ISP/kompani/organizata te huaja: NaMeX(Italy), Packet Clearing House(USA), Facebook(USA), Hurrican Electric (USA), Netflix (USA), EXA (GB).

 

 

Projekt