Portali i Trajnimeve

Portali i Trajnimeve është krijuar në vitin 2017 sipas Udhëzimit Nr.1, datë 20.01.2017 të Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë, për  të monitoruar ecurinë e zhvillimit të vazhdueshëm profesional të punonjësve arsimorë. Nëpërmjet portalit, të gjitha agjencitë trajnuese të liçensuara prezantojnë kalendarin e trajnimeve të tyre. Po nga portali, të gjithë punonjësit arsimor të interesuar mund të regjistrohen në trajnime, të vlerësohen për trajnimet në të cilat kanë marrë pjesë, dhe të ndërtojnë portofolin e tyre digjital me trajnimet e zhvilluara. Portali mundëson:

  • Aplikimin online;

  • Agjensitë dhe IAL-të publikojnë ofertën për trajnimin e mësuesve;

  • Vlerësim, akreditim online i moduleve dhe agjensive trajnuese nga KAPT; 

  • Kurrikulat e programeve trajnuese dhe Kalendari online;

  • Regjistrimin dhe raportimin online për pjesëmarrjen e mësuesve në trajnime; 

  • Monitorimin online të procesit;

  • Krijimin e një portofoli digjital për mësuesit e përfshirë në trajnimet profesionale.

 

Portali

Kontakto: support@rash.al