Portali i Revistes Shkencore

“Revista Shqiptare e Ekonomisë dhe Biznesit” është një revistë shkencore ndërkombëtare, e botuar nga Fakulteti i Ekonomisë, Universiteti i Tiranës. Qëllimi i revistës është të promovojë punën akademike dhe kërkimore-shkencore në fushën e ekonomisë dhe fushat e lidhura.

Revista synon të kontribuojë në kërkimin dhe zhvillimin, si dhe të inkurajojë dhe edukojë mendimin kritik akademik, shkencor dhe profesional. Revista publikohet tre herë në vit, respektivisht në muajt prill, gusht dhe dhjetor.

Lejohet publikimi i vetëm i një punimi nga i njëjti autor, qoftë vetëm ose në bashkëautorësi, në të njëjtin numër të botimit. Botimi i revistës nuk ka qëllim fitimprurës.